zoom

Bota

Zjarri në bllokun e pallateve në Hong Kong, raportohet për 44 viktima! Më shumë se 270 persona të zhdukur

Zjarri në bllokun e pallateve në Hong Kong, raportohet për 44 viktima! Më shumë se 270 persona të zhdukur

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën në zjarrin e madh që përfshiu një bllok pallatesh banimi në lagjen Tai Po të Hong Kongut.

Raportohet se më shumë se 270 persona ende nuk janë gjetur.

Tre drejtues të kompanive të ndërtimit janë arrestuar me dyshimin për vrasje të paqëllimshme të lidhur me materiale të ndezshme, duke përfshirë rrjetë dhe fletë plastike, të cilat mund të kenë lejuar që zjarri të përhapet me shpejtësi.

Pas 18 orësh betejë me flakët, zyrtarët thanë se zjarri ishte nën kontroll.

Ndërkohë është klasifikuar si zjarr i nivelit pesë, niveli më serioz në Hong Kong.

Ky është zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong në të paktën 63 vjet.

Deri më tani shifrat e vdekjeve janë barazuar me numrin e viktimave të zjarrit të gushtit 1962 në lagjen Sham Shui Po, ku vdiqën 44 persona dhe qindra të tjerë mbetën pa strehë.

Rreth 22.7 kg fishekzjarrë të ruajtur në ambientet e ndërtesës kishin shkaktuar përhapjen e shpejtë të flakëve në katet e sipërme, raportoi South China Morning Post (SCMP).

Në nëntor 1996, një zjarr në ndërtesën Garley në Kowloon vrau 41 persona dhe plagosi 81 të tjerë.

Zjarri më vdekjeprurës i regjistruar ndonjëherë ndodhi në vitin 1948 pas një shpërthimi në katin përdhes në një depo pesëkatëshe që përmbante “mallra të rrezikshme”, sipas SCMP dhe vdiqën 176 persona./Zoom.al

Postime të lidhura