Aplikacion
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila refuzoi kërkesën e tij për të dalë nga burgu.
Meta kishte kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por gjykata vendosi ta mbajë në arrest.
Në një postim në Facebook, Meta e cilësoi vendimin si një farsë politike dhe paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Sipas tij, drejtësia shqiptare është e kontrolluar nga politika, dhe akuzat ndaj tij janë “të sajuara nga mazhoranca”.
Reagimi i plotë
Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e “Rilindjes”.
Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.
Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentat e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.
Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.
Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë./ Zoom.al