Aplikacion
Një sasi prej 46 kilogramë drogë është sekuestruar në Rinas, pasi u gjet e fshehur në dy valixhe gjatë kontrollit nga autoritetet doganore dhe policia.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 89 paketime dhe dyshohet se ishte trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë.
Raportohet se droga në formën e xhelatinës ka një vlerë tregu rreth 250 mijë euro.
Në lidhje me rastin është arrestuar në flagrancë shtetasi K. Gj., 34 vjeç, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetase, A. Gj., 31 vjeçe, dhe L. Sh., 40 vjeçe.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
