zoom

Slider

Nga “Djall” në “engjëll”, Maguire tregon si i përballoj kritikat dhe bën një dedikim për golin

Harry Maguire duket se është më i fortë edhe se kritikat e vazhdueshme që ka marrë në muajt e fundit te Manchester United.

Mbrojtësi anglez në dy ndeshjet e fundit të “Djajve të Kuq” ka spikatur nga të tjerët.

Në sfidën e Champions League kundër Copenhagen ishte pikërisht ai që shënoi golin e fitores duke i dhënë shanse skuadrës të luftojë për një vend mes 16 skuadrave më të mira të Europës.

Pas ndeshjes me danezët, Maguire theksoi se ishte shumë krenar me mënyrën se si i ka përballuar kritikat e shumta si dhe zbuloi se goli ishte i dedikuar për legjendën Sir Bobby Charlton i ndarë nga jeta vetëm para pak ditësh.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur me sjelljen time në gjashtë deri në 12 muajt e fundit. Këtu te United kam një mundësi të jashtëzakonshme dhe objektivi im i vetëm është ta rikthej skuadrën aty ku duhet të jetë. Goli ndaj Copenhagen është një dedikim për Sir Bobby Charlton dhe familjen e tij”, u shpreh Maguire. /zoom.al/