zoom

Lajme

Nënë për herë të dytë, Dafina Zeqiri zbulon gjininë e foshnjes

Nënë për herë të dytë, Dafina Zeqiri zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri ka zbuluar gjininë e fëmijës së saj të dytë. Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen prindër të një djali.

Këngëtarja e bëri publik lajmin përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ku shfaqet edhe djali i tyre i parë pranë një tullumbaceje blu me mbishkrimin “It’s a boy”.

Zbulimi i gjinisë vjen pak javë pasi artistja konfirmoi shtatzëninë e saj të dytë gjatë një koncerti në Tiranë.

Dafina dhe Kreshniku u bënë prindër për herë të parë me lindjen e djalit të tyre, Daskan, ndërsa tani familja po përgatitet të mirëpresë edhe një tjetër djalë.

Postime të lidhura