zoom

Aktualitet

Nëna iu gjet e vdekur në Himarë! Flet Pirro Dhima: Nuk pranoi të vinte në SHBA

Në një lidhje telefonike, kampioni i botës Piro Dhima shprehet se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët.

Pirro Dhima thotë se edhe ai, edhe vëllai që jeton në Finlandë nuk e kanë braktisur nënën. Ai sqaron se kanë pasur kontakte të vazhdueshme edhe pse janë larg.

“Ajo jetonte vetëm, pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë”, tha për Report Tv.

Ai u shpreh më tej se nëna gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë.

“Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë”, shprehet Dhima.

Pirro Dhima zbulon se u njoftuan nga të afërmit se çfarë ndodhi me nënën e tyre dhe me urgjencë udhëtuan njëri nga Finlanda dhe tjetri nga Amerika. Nëna e tyre u gjet e pajetë në oborrin e shtëpisë, dhe kujdesej vet për produktet bujqësore në një bahçe pranë shtëpisë, ku kishte dhe bagëti.