zoom

Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit nëna e Pirro Dhimës/ Në ceremoni i pranishëm dhe sportisti

Lefterie Dhima, nëna e sportistit dhe peshëngritësit Pirro Dhima, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Ajo u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm, në oborrin e shtëpisë së saj, dhe sipas Policisë dyshohej se kishte 4 ditë që kishte vdekur. 75 vjeçarja jetonte e vetme në Himarë.

Sot, ajo është përcjellë për në banesën e fundit dhe mes shumë miqve dhe familjarëve, atje është parë dhe djali i saj Pirro Dhima. Reagimet ndaj këtij të fundit dje kanë qenë të forta, për shkak se thuhet se e kishte lënë nënën të jetonte e vetme.

Vetë Pirro Dhima në një reagim të shkurtër, ka thënë se donte ta merrte nënën në Amerikë bashkë me vëllanë tjetër, por ajo nuk kishte pranuar.