zoom

Aktualitet

Pas vdekjes së të ëmës, Pirro Dhima shfaqet pranë prindërve të Kacifas

Ish-peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare që mbrojti ngjyrat e flamurit grek duke marrë disa medalje të arta olimpike Pirro Dhima ditën e sotme është shfaqur në krah të prindërve të Konstantinos Kacifas gjatë meshës që u zhvillua në Bularat të Gjirokastrës.

Sot grekët festojnë ditën e “JO”-së me këtë rast aktivitete zhvillohen nga minoritarët edhe në jug të Shqipërisë.

Gjatë paradites në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë ishin të pranishëm ku vendosën kurora me lule zv.ministri i Jashtëm grek, ambasadorja, përfaqësues të tjerë të Athinës, por edhe konsulli në Gjirokastër dhe politikanë shqiptarë që mbrojnë të drejtat e minoritetit, mes të cilëve Vangje Dule, Tavo, etj.

Pasi mbaroi ceremonia në varrezat e ushtarëve, përfaqësuesit grekë ishin te varri i Konstantinos Kacifas ku vendosën lule. Më pas u zhvendosën në meshën e mbajtur në Bularat. Mes shumë figurave që ishin të pranishëm në meshë ishte edhe vetë Piro Dhima, që shfaqet pranë nënës së Kacias.

Në 1 tetor Pirro Dhima humbi nënën e cila jetonte e vetme dhe u gjet e vdekur nga fqinjët në banesë, tre ditë pasi kishte ndërruar jetë.