zoom

Aktualitet

Himarë, u gjet një e moshuar e vdekur/ Nëna e kujt dyshohet të jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Himarë, pasi një e moshuar është gjetur e pajetë.

75-vjeçarja u gjet pranë kazanëve të rakisë, në afërsi të banesës së saj.

Dyshohet se gruaja ka 3-4 ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi i saj kishte filluar të dekompozohej.

Viktima dyshohet të jetë nëna e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë, por kjo mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht.


Policia dhe grupi hetimor janë duke hetuar për të zbardhur shkaqet e vdekjes.