Aplikacion
Tekniku brazilian kërkon më shumë disiplinë dhe më pak eufori nga lojtarët dhe stafi i tij. Pas fitores me Çekinë, që na afroi shumë me kualifikimin në Europian dhe më pas një tjetër sukses me Bullgarinë në miqësore, rritën së tepërmi entuziazmin në opinionin sportiv, te tifozët dhe tek ata që nuk janë ndjekës të rregullt të futbollit.
Në ditët në vijim dhe më tej pamë shumë intervista të protagonistëve që ishin lojtarët, madje edhe disa deklarata deri diku euforike. Por, duke afruar data e ndeshjes së radhës dhe grumbullimit të futbollistëve, stafi teknik i ekipit kombëtar ka kërkuar që përqendrimi të jetë maksimal, pasi duhet edhe një pikë për të siguruar plotësisht kualifikimin në Europian dhe daljet e shpeshta në media duhet të shmangen dhe fokusi të jetë vetëm në dy takimet e radhës.
Lista e lojtarëve do të publikohet nesër në orën 12:00 dhe trajneri do të flasë para mediave një ditë më vonë.