zoom

Lajme

Ndryshime në qeveri, kush janë 3 emrat që largohen

Ndryshime në qeveri, kush janë 3 emrat që largohen

Këshilli i Ministrave miratoi sot lirimin nga detyra të tre zëvendësministrave.

Ilva Gjuzi nuk do të jetë më zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Ajo u emërua në këtë post pas një deklarate “bombastike” në media për Edi Ramën.

“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha disa muaj më parë Gjuzi.

Po ashtu, Ceno Klosi largohet nga pozicioni zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai e mori këtë post në qershor të vitit të kaluar, pas gati tre vitesh në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ndërsa emri i tretë që largohet është ai i Romina Kuko, që shërbente si zëvendësministre e Brendshme.

Vendimet, të propozuara nga Kryeministri Edi Rama, hyjnë në fuqi menjëherë.

Këto vendime vijnë pak ditë para 11 shtatorit, kur Edi Rama ka njoftuar se do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste për të prezantuar emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të formohet pas zgjedhjeve të 11 majit./ Zoom.al

Postime të lidhura