zoom

Slider

Ndeshja e fundit e Kombëtares me Ishujt Faroe, biletat drejt “avullimit” në pak orë

Ndeshja e fundit e Kombëtares me Ishujt Faroe, biletat drejt “avullimit” në pak orë

Duket se edhe biletat për ndeshjen e fundit eliminatore të EURO 2024 që do zhvillohet në Gjermani verën e ardhshme, kanë avulluar më shpejtë nga ç’pritej, po ashtu siç ndodhi edhe me Çekinë, teksa kjo ndeshje pritet të jetë festë, pasi kombëtares i nevojitet vetëm një pikë për kualifikimin.

Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe me datën 20 nëntor, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Ky takim mund të sjellë festën te kuqezinjtë, të cilët janë shumë afër kualifikimit për herë të dytë në një kompeticion të këtij niveli.

Në orët e pasdites së djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit nxorri në shitje biletat për sfidën ndaj Ishujve Faroe, takim ky që do mbahet në “Air Albania”. Në vetëm pak orë janë shitur shumica e biletave, ç’ka tregon interesin e madh. Ekipi i Sylvinhos kryeson Grupin E me 13 pikë, duke lënë mbrapa kombëtare shumë të mëdha si Çekia dhe Polonia. Para Ishujve Faroe, kombëtarja do të vizitojë Moldavinë dhe mund ta sigurojë pikën e munguar e të festojë para se të mbërrijë në Tiranë. /ZOOM.AL/