zoom

Aktualitet

Ndërtoi pa leje në Patok, pranga drejtorit të IMT dhe inspektorit. Ish-drejtori nën akuzë (EMRAT)

Ndërtoi pa leje në Patok, pranga drejtorit të IMT dhe inspektorit. Ish-drejtori nën akuzë (EMRAT)

Policia e Kurbinit sapo ka përfunduar një operacion me urdhër të Prokurorisë vendore dhe që përfshin zyrtarë po vendorë.

Drejtori i IVMT në Bashkinë e Kurbinit, Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit, Jetmir Muzhika, njoftohet se është arrestuar për ndërtim pa leje në zonën e Patokut.

Gjithashtu mësohet se është pezulluar edhe Shan Preçi, inspektor në institucionin lokal dhe që akuzohet se nuk ka proceduar, duke lejuar këtë ndërtim në zonën bregdetare dhe turistike të lakmuar.

Ndërkohë masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është dhënë për ish-drejtorin e IKMT Lezhë, Flor Gjini, aktualisht drejtor poste, që ka pasur dijeni gjithashtu në kohën kur drejtonte, duke e lejuar. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura