Aplikacion
Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masat e sigurisë për zyrtarët vendorë që akuzohen për ndërtimet pa leje dhe veçanërisht për lokalet në Lagunën e Patokut, në Kurbin.
Drejtori i IVMT në Bashkinë Kurbin Jetmir Mzhika dhe ish-drejtori i IKMT, Flori Gjini, janë njohur sot me rivlerësimin e masës së sigurisë, e dhënë në mungese ndaj tyre.
Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi masat për drejtorin e IVMT Kurbin dhe ish-drejtorin e IKMT Lezhë.
Për Mzhikën u vendos masa “arrest me burg”, ndërkohë për ish-drejtorin e IKMT Lezhe Flori Gjini u la në fuqi masa “arrest shtëpie”.
Në gjykatë janë paraqitur dhe tre inspektorët e IVMT, të pezulluar nga detyra të cilët kërkojnë rikthimin në punë.
Ata janë vënë nën akuzë për veprën penale shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar ndërtimin e një objekti pa leje në Patok. Po ashtu është lënë në fuqi pezullimi i inspektorëve. /ZOOM.AL/