Aplikacion
Një 54-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte pasi ka pësuar arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës.
Viktima, i identifikuar si Blerim L., mbahej në paraburgim nën akuzën për kultivim të bimëve narkotike.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka shfaqur probleme të papritura shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, çka ka bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 54-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë komplikacioneve dhe ka ndërruar jetë.
Në Spitalin Rajonal të Vlorës ndodhen efektivë të Policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe sqarimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.