Aplikacion
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, .oti parashikohet i kthjellët, si dhe me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ato do të jenë të përqendruar anë relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut.
Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë./ Zoom.al

