zoom

Aktualitet

Moti ndryshon nesër, rikthehen reshjet dhe shtrëngatat në disa zona

Moti ndryshon nesër, rikthehen reshjet dhe shtrëngatat në disa zona

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e enjte pritet një ndryshim i lehtë i motit. Reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata, parashikohen në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë më të pakta dhe kryesisht të dobëta.

Në zonat verilindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet mund të shfaqen edhe në formën e dëborës.

Sa i përket temperaturave për ditën e enjte:

  • Në zonat bregdetare: 12°C deri në 17°C
  • Në zonat e ulëta: 9°C deri në 18°C
  • Në zonat malore: 4°C deri në 15°C

Era gjatë ditës së sotme do të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër pritet të forcohet, sidomos në bregdet, ku do të arrijë intensitet mesatar deri të fortë./ Zoom.al

Postime të lidhura