zoom

Aktualitet

Muçllari niset me urgjencë drejt Tiranës, u godit në kokë. I plagosur dhe një nga autorët

Muçllari niset me urgjencë drejt Tiranës, u godit në kokë. I plagosur dhe një nga autorët

Detaje të reja janë publikuar mbi atentatin e sotëm në Pogradec. Joan Muçllari, i plagosuri, është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Mësohet se ai ka marrë goditje dhe në kokë me thikë.

Kjo ka ndodhur pas plagosjes në këmbë me pistoletë.

I plagosur ka mbetur dhe një nga autorët, Greis Mixhari, shoku i Firdes Berberit që qëlloi drejt të riut.

Berberi është i biri i Ilir Berberit, i cili në vitin 2020, qëlloi me kallashnikov drej babait të Muçllarit, në hotelin e tyre.