Aplikacion
Jose Mourninho e pranon fillimin e dobët të Romës në këtë fushatë, por u kërkon kritikëve të kujtojnë arritjet e tij ndërsa ai kërkon kthesën e sezonit.
Skuadra e trajnerit portugez mundi Frosinone-n të dielën, me golat e Romelu Lukaku dhe Lorenzo Pellegrini, për t’u rikthyer në rrugën e fitores.
Para ndeshjes të së shtunës, trajneri portugez pati vetëm një fitore në gjashtë ndeshje në Serie A, që ishte fillimi më i keq i një sezoni në karrierën e tij dhe ngriti shqetësime për të ardhmen e tij me ekipin.

Kontrata e trajnerit portugez me Romën do të përfundojë në fund të sezonit dhe klubi thuhet se po konsideron të afroj Antonio Conte si një zëvendësues të mundshëm. /zoom.al/
Meteorologia paralajmëron: Shqipërinë e pret një valë e fortë të nxehti, temperaturat deri në 40°C