zoom

Lajme

Morina “bllokohet” nga tifozët, radhë të gjata makinash drejt Prishtinës në mbështetje të Kosovës

Morina “bllokohet” nga tifozët, radhë të gjata makinash drejt Prishtinës në mbështetje të Kosovës

Fluksi i lartë i tifozëve shqiptarë që po udhëtojnë drejt Prishtinë ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Morinë.

Qindra mbështetës janë nisur nga Shqipëria për të qenë të pranishëm në stadiumin Fadil Vokrri, ku Kosova do të përballet me Turqia në një ndeshje shumë të rëndësishme.

Tifozët kanë udhëtuar të pajisur me flamuj kombëtarë dhe simbole patriotike, duke krijuar një atmosferë festive që ka nisur që në rrugë.

Entuziazmi i tyre ka qenë i dukshëm, ndërsa mbështetja për “Dardanët” pritet të jetë masive në kryeqytetin e Kosovës.

Për shkak të numrit të madh të automjeteve, kalimi në kufi është shoqëruar me pritje të gjata, duke krijuar trafik të rënduar në zonë.

Kosova luan duelin e saj historik këtë të martë kundër Turqisë, ku në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët do të tentojnë kualifikimin për në Botërorin 2026. Trajneri i Dardanëve, Franco Foda, prite t’i besojë të njëjtëve lojtarë që hodhi në fushë përballë Sllovakisë./ Zoom.al

Postime të lidhura