Aplikacion
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka rrëfyer se kishte planifikuar t’i jepte fund karrierës me Kombëtaren në rast se skuadra do të siguronte kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.
Në një prononcim emocional për “Supersport”, ai kërkoi fillimisht falje në emër të ekipit për tifozët, duke i falënderuar për mbështetjen dhe duke shprehur besimin se Kosova ka përpara një brez shumë premtues.
“Në emër të ekipit kërkoj falje për gjithë shtetin, për gjithë ata që na përkrahën, por ju lutem të vazhdoni sepse po vjen gjenerata e artë e Kosovës”, u shpreh ai.
Muriqi theksoi se kishte besuar fort në kualifikim dhe madje kishte menduar të mbyllte karrierën ndërkombëtare pas një pjesëmarrjeje në një turne madhor, por tani po e rishikon këtë vendim.
“Aq shumë kam besuar se kemi me u kualifiku… edhe mendova të luaj atje në Amerikë me kombëtaren dhe të largohem, t’i hap rrugë të rinjve, por nuk kam qejf me mbetë edhe pikë brenda, sepse e di se kjo kombëtare do të kualifikohet”, deklaroi Muriqi.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit