zoom

Slider

Morata qetëson tifozët: Jam mirë! Ndërhyrja e stjuardit ishte karton i verdhë

Morata qetëson tifozët: Jam mirë! Ndërhyrja e stjuardit ishte karton i verdhë

Alvaro Morata i ka qetësuar të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore. Një në goditje në këmbë nga roja i sigurisë vuri në dyshim sulmuesin spanjoll për finalen e Euro 2024.

Gjatë festës për fitoren ndaj Francës, një tifoz arriti të hynte fushën dhe një roje sigurie goditi aksidentalisht sulmuesin në kyçin e këmbës, teksa po përpiqej të ndalonte tifozin.

Një ndërhyrje që dukej se mund ta nxirrte jashtë loje kapitenin spanjoll, por ai donte t’i qetësonte të gjithë.

Spanja u largua mëngjesin e sotëm nga hoteli në Monako dhe Morata i buzëqeshur u shpreh: ” Jam mirë, fizikisht gjithçka është në rregull”.

Më pas sulmuesi spanjoll bëri batutë: ” Ishte karton i verdhë”. De la Fuente mund të marrë frymë lehtë: Morata do të jetë në gjendje të luajë në finale.