zoom

Slider

Momenti i tragjedisë, çasti kur lojtari ganez Dwamena humb ndjenjat në fushë

Gjithçka dukej se po shkonte mirë dhe mes spektaklit të dy golave të shpejtë të supersfidës së Superiores, për javën e 13-të, mes Egnatias dhe Partizanit, kur pllakosi paniku dhe drama.

Teksa portieri i të kuqve po niste topin nga rivenia punëdore, në minutën e 24-t të takimit, duke ia kaluar sferën shokut të tij të skuadrës, sulmuesi i jeshilve, Rafael Dwamena ndodhej përballë. Ai niset të ndjekë linjën e topit që po lëshonte portieri, për të bërë presion te mbrojtësi pritës, por aty këputet në buzën e vijës së 16-metërshit dramatikisht.

Fillimisht është kujtuar ndonjë pengim aksidental apo simulim dëmtimi. Por kur kaluan disa sekonda të gjithë u ndjenë të shqetësuar dhe lojtarët e dy skuadrave janë lëshuar me shpejtësi drejt lojtarit, për t’i dhënë ndihmën e parë. Një grumbull i madh fanellash mbi sulmuesin dhe gjendje shoku, teksa menjëherë vijnë anëtarët e stafit mjekësor të Egnatias dhe ambulanca që ndodhej shumë pranë.

Pasi iu dha ndihma e parë sipas protokollit, lojtari ganez është përmendur dhe me barrelë u fut në ambulancë në pak sekonda. Mjeti u nis me shpejtësi drejt spitalit, ku më pas u njoftua se as transportimi me urgjencë për në Tiranë nuk dha rezultat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Ndeshja ndërkohë ishte ndërprerë pas dakordësisë së dy ekipeve se num mund të luhej në ato momente emocionesh të ankthit dhe dramës dhe pa ditur gjendjen e sulmuesit. Ndeshja më vonë është shtyrë me lejen e FSHF-së, e cila konfirmoi vdekjen e futbollistit dhe njoftoi lajmin fatkeq për mediat. /ZOOM.AL/