Aplikacion
Supersfida midis Egnatias dhe Partizanit hapi javën e 13-të të Superiores, me të dyja skuadrat që duan tre pikët për të udhëhequr të vetëm kampionatin. Por momentet e panikut erdhën kur shkoi minuta e 24-t dhe ishin shënuar dy gola të shpejtë nga dy skuadrat (1-1).
Futbollisti i ekipit të Rrogozhinës, Duamena ra pa ndjenja në fushë dhe ktheu frikën e lojtarëve dhe stafit. U desh ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve dhe ambulancës me ndihmën e shpejtë, teksa takimi u ndërpre.

Fill pas këtij momenti ndeshja u ndërpre, pasi lojtarët dhe stafet e dy ekipeve kërkuan konfirmim për gjendjen shëndetësore të Dwamuena-s. Kujtojmë që sulmuesi ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën, duke bërë që të mos luante në kampionate të ndryshme në Evropë.
Rrogozhinasit vijnë në këtë takim nga fitorja përballë Erzenit fundjavën e kaluar me rezultatin minimal, 0-1. Nga ana tjetër, “demat” regjistrojnë gjashtë fitore radhazi dhe sot do të synojnë dhe të shtatën. /ZOOM.AL/