Aplikacion
Ndeshjet e fundit të eliminatoreve për EURO 2022 të Gjermanisë, vitin e ardhshëm, po afrojnë. Moldavia ka shpallur listën me lojtarët e grumbulluar për dy takimet e radhës në nëntor, atë ndaj Shqipërisë më 17 nëntor dhe Çekisë tre ditë më pas.
Rivalët i janë afruar më shumë se kurrë kualifikimit për një turne si Europiani dhe do të tentojnë maksimumin, teksa për sfidën me kuqezinjtë stadiumi do të jetë plot. Shqip♪7risë nga ana tjetër i duhet vetëm një pikë që të sigurojë kualifikimin matematikisht, teksa ndeshjen e fundit e luan në shtëpi me Ishujt Faroe.

Sa i përket listës, trajneri Kleshenko thirri 25 futbollistë, ku dallon Oleg Reabiçiuk, i cili vlen më shumë se të gjithë me 5 milionë euro, ndërsa në total kombëtarja e Moldavisë kushton 15 milionë euro, më pak se Armando Broja apo tre milionë më shumë se Kristjan Asllani.
Megjithatë mbeten për të mos u nënvlerësuar, pasi kanë bërë paraqitje të mira në kohët e fundit. Kombëtarja kryeson tabelën e renditjes me 13 pikë. /ZOOM.AL/