zoom

Bota

Mojtaba Khamenei mbahet në jetë me aparatura, si është gjendja e liderit të Iranit

Mojtaba Khamenei mbahet në jetë me aparatura, si është gjendja e liderit të Iranit

Udhëheqësi i ri suprem i Iran, Mojtaba Khamenei, ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe po mbahet në jetë me aparatura mjekësore në një spital.

Sipas “The Sun”, 56-vjeçari nuk është në gjendje të marrë frymë pa ndihmën e ventilatorit dhe aktualisht ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv. Sipas burimeve të cituara nga gazeta, gjendja e tij është përkeqësuar dhe funksionet jetësore po mbahen vetëm falë pajisjeve mjekësore.

Mediat raportojnë se Khamenei u plagos rëndë gjatë një sulmi ajror në të cilin humbi jetën edhe babai i tij, ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei. Në të njëjtin sulm thuhet se u vranë edhe bashkëshortja e Mojtabës dhe djali i tyre tetëvjeçar.

Pas sulmit, ai ra koma dhe pësoi dëmtime të rënda fizike, përfshirë humbjen e një këmbë dhe plagë në organe të brendshme si mëlçia dhe stomaku. Mësohet gjithashtu se niveli i aktivitetit cerebral është shumë i ulët, ndërsa zemra dhe mushkëritë funksionojnë vetëm falë aparaturave që e mbajnë në jetë.

Mojtaba Khamenei u shpall udhëheqës suprem vetëm disa ditë më parë, por që nga ajo kohë nuk është shfaqur publikisht. Deri më tani ai ka bërë vetëm një deklaratë kundër kundërshtarëve të Iranit./ Zoom.al

Postime të lidhura