zoom

Bota

Khamenei: S’ka paqe pa “gjunjëzim” të kundërshtarëve

Khamenei: S’ka paqe pa “gjunjëzim” të kundërshtarëve

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke refuzuar çdo propozim për ulje të tensioneve në këtë fazë.

Sipas një zyrtari të lartë iranian, i cili foli në kushte anonimiteti, në Teheran janë përcjellë disa iniciativa për armëpushim apo zbutje të konfliktit përmes vendeve ndërmjetëse. Megjithatë, këto propozime nuk janë pranuar nga lideri iranian.

“Nuk është koha e duhur për paqe derisa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të gjunjëzohen, të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim”, ka deklaruar Khamenei, sipas zyrtarit.

Në takimin e tij të parë të rëndësishëm për politikën e jashtme që prej marrjes së detyrës, Khamenei ka theksuar se nuk është momenti për paqe. Ai ka kërkuar që SHBA dhe Izraeli fillimisht të pranojnë humbjen, të kërkojnë falje dhe të paguajnë dëmshpërblime, duke përdorur një gjuhë të ashpër që sinjalizon vijim të tensioneve.

Roli i udhëheqësit suprem në Iran është vendimtar, pasi ai ka autoritetin final mbi çështjet shtetërore dhe strategjike. Emërimi i tij erdhi pas vdekjes së të atit, Ali Khamenei, i cili humbi jetën gjatë sulmeve të fundit./ Zoom.al

Postime të lidhura