zoom

Slider

Moderatorja rrëqeth me deklaratën: Kam pasur 3% shanse për të jetuar në moshën 4-vjeçare

Moderatorja Erjola Doci është një ndër vajzat e televizionit që jetën e saj private dëshiron ta lërë jashtë kamerave.

E ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, Erjola si rradhë herë ka folur rreth jetës së saj personale.

Mes lotësh ajo tha se babai i saj është ndarë nga jeta kur ajo ka qenë në një moshë shumë të re, teksa tregoi se ka qenë pikërisht i ati i cili i ka shpëtuar jetën pasi në moshën 4-vjeçare është djegur dhe kishte vetëm 3 përqind jetë.

Ndër të tjera ajo tregoi  se një ndër arsyet pse nuk din not, është fakti se pikërisht babi i saj nuk ia doli t’ia mësonte pasi ndërroi jetë.