zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është 39-vjeçarja e zhdukur prej 3 ditësh së bashku me fëmijët në Shkodër

Zbardhet identiteti i 39-vjeçares, që prej 3 ditësh rezulton e zhdukur së bashku me dy fëmijët e saj, 8 dhe 3 vjeç, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur në lumin Drin.

Alma Bushati dyshohet se ka kryer vetëvrasje së bashku me tre fëmijët e saj, duke u hedhur në lumin Drin, për shkak të dhunës dhe tradhtisë bashkëshortore.

Ergys Arrazi është akuzuar nga motra e bashkëshortes se ka dhunuar vazhdimisht Almën dhe fëmijët.

Por 31-vjeçari, i arrestuar nën akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”, ka mohuar para hetuesve që të ketë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Ndërkohë, edhe eksperti mjeko-ligjor në ekzaminimin fillestar të kryer në trupin e 9-vjeçares që u nxor e mbytur nga lumi Drin, nuk ka konstatuar shenja dhune.