zoom

Aktualitet

“Mungon ti” – Flutura Açka përlot me mesazhin për djalin e saj: Lutem që jeta të jetë e shkurtër

Gjashtë vite pas ndarjes nga jeta të djalit të saj, shkrimtarja Flutura Açka tregon se dhimbja për të nuk ka ndryshuar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Flutura Açka rrëfen se me ikjen e djalit, iku edhe dëshira e saj për të jetuar jetën, qoftë edhe në një ditë të diel me diell.

Ajo shkruan se lutja e saj është që kjo jetë për të të jetë sa më e shkurtër.

Mesazhi i Flutura Açkës:

Biri, i gjashti 5 maj i ikjes! Asgjë nuk ka ndryshuar në rrugicën tonë. Në jetën tonë tonë po: mungon ti. Në byrektoren e cepit shkoj rrallë. Edhe miq takoj gjithnjë e më pak.

Librat dhe fletët e kanë pushtuar shtëpinë, një pjesë e mirë politike. Ka një kohë të ditës kur dhimbja merr trajtë heshte dhe cembis kujtimet. Aty ku ti ke të vetmen ekzistencë. Sot është e diel. Nuk jam ngritur ende. Kam përtesën e njerëzve me puls të ulët, që kanë vështirësi të zgjaten të shohin ditën, të gjejnë dollapin e veshjeve, të dallojnë krehërin, të nuhasin kafenë, të sillen si humanë të gjallë. Dhe do të jetë é diel gjithë ditën, e nuk do të ma shënojë kush për çarmatosje etike, as morale, as politike sjelljen time. Do të ngrihem, dhe për fat byrektorja jonë rri hapur gjithë ditën.

Do ta njeh byrekun tënd sepse e di që dita ka shijen që pëlqeje ti, ka qetësinë që ndaje ti, ka mirësinë qe falje ti. Dhe lutem të jetë e gjatë e gjatë dita dhe e shkurtër e shkurtër jeta. Imja.