zoom

Aktualitet

DETAJE nga vrasja e të moshuarve në Dropull – Si u fundos 69-vjeçari nga gota e rakisë mbi tavolinë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur tri ditë më parë në Dropull, ku çifti i të moshuarve u dhunuan deri në vdekje në banesën e tyre.

Për ngjarjen, policia prangosi këtë të diel 69-vjeçarin Thoma Mastora, i akuzuar si autor i vrasjes.

Për arrestimin e tij, grupi hetimor u ndihmua nga gota e rakisë që 69-vjeçari kishte lënë mbi tavolinë, kur kishte vizituar çiftin Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

Bashkëfshatari i tyre kishte shkuar si zakonisht në shtëpinë e tyre për të pirë kafe dhe më pas i ka goditur me një sëpatë të vogël, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse në kokë dhe trup.

Në gotën e rakisë që kishte harruar mbi tavolinë, grupi hetimor gjeti gjurmë të 69-vjeçarit, duke faktuar se ai ishte i fundit që e kishte vizituar çiftin e të moshuarve.

Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat.