zoom

Bota

Misteri me biznesmenin! U nis për Mykonos, jahti i tij gjendet i shkatërruar dhe gjysmë i fundosur në det

Misteri me biznesmenin! U nis për Mykonos, jahti i tij gjendet i shkatërruar dhe gjysmë i fundosur në det

Autoritetet turke janë alarmuar nga zhdukja e biznesmenit Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës, kur ai u largua me jahtin i tij Graywolf nga Gialova në Turqinë jugperëndimore me destinacion Mykonos.

Jahti i 43-vjeçarit turk u gjet nga roja bregdetare turke i dëmtuar dhe gjysmë i fundosur pranë Prokonnisos (një ishull në Detin Marmara pranë Propontis).

Autoritetet u informuan nga të afërmit e Youkai-t, të cilët nuk kishin mundur ta kontaktonin atë pasi ai u nis për në ishullin.

Roja Bregdetare Turke u njoftua në orën 23:40 të mbrëmjes së së hënës dhe disa orë më vonë, në orën 14:30 të së martës, një ekuipazh anijeje tregtare njoftoi se kishin parë rrënojat e një anijeje, e cila rezultoi të ishte jafti Graywolf.

Zhytës, një helikopter dhe anije të rojes bregdetare morën pjesë në kërkimin e biznesmenit turk, por pa asnjë rezultat.

I lindur në vitin 1982, Halit Yukay është pronar i Mazu Yachts, një prodhues jahtesh luksoze.

Ai e filloi karrierën e tij profesionale si ndërtues anijesh dhe kishte ëndërr të hapte kompaninë e tij.

Diçka që ndodhi në vitin 2011 me Mazu Yachts që njihet në Turqi për dizajnet dhe teknologjitë që përdor. /ZOOM.AL