zoom

Bota

Misteri/ Gjendet trupi i një burri në det, i kishin lidhur në këmbë një peshë prej 10 kg

Misteri/ Gjendet trupi i një burri në det, i kishin lidhur në këmbë një peshë prej 10 kg

Një trup i pajetë është gjetur në det në një distancë 100-150 metra nga bregu në zonën e Maratonës së Schinisë.

 

Raportohet se viktima ishte mashkull dhe trupi i tij ishte në një fazë të avancuar dekompozimi.

Ndërkohë në këmbën e majtë i kishin lidhur një peshë prej 10 kg dhe dyshohet se trupi ka qenë në ujë për rreth 20 dit.

Viktima ende nuk është identifikuar dhe është rreth moshës 40-45 vjeç. Dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale dhe pikë kyçe për zbardhjen e ngjarjes janë identifikimi i trupit.

Gjithashtu do të përcaktohet shkaku i vdekjes së tij, nëse ka ndërruar jetë përpara se të hidhej në det apo mbytur në ujë si pasojë e peshës së rëndë që kishte të lidhur në këmbë.

Sipas informacioneve, viktima ishte i veshur dhe ka një tatuazh në këmbë që mund ta ndihmonte për identifikimin e tij.

Një nga skenarët që po shqyrtohet është se viktima është vrarë dhe autorët kanë dashur të asgjësojnë trupin në këtë mënyrë, praktikë që i referohet metodave mafioze.