zoom

Aktualitet

Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Policët u treguan profesionistë

Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Policët u treguan profesionistë

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përgëzuar policinë për punën e bërë sot në protestë.

Sipas tij, efektivët kanë qenë profesionalë në kryerjen e detyrave të tyre. Lamallari shprehet se një pakicë nuk mund ta marrë dot peng vendin.

Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari:

Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.

Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”

Postime të lidhura