zoom

Aktualitet

Mijëra dollarë! Sa fitonte shqiptari i vrarë në Ekuador, Ergys Dashi

Mediat ekuadoriane shkruajnë se shqiptari Ergys Dashi, ishte i lidhur me një bandë droge, e cila vepronte në disa vende të botës.

34-vjeçari Ergys Dashi në Ekuador nuk kishte asnjë precedentë penal apo hetim ndaj tij.

“Dashi ishte arrestuar më parë në Itali si një nga krerët e një organizate kriminale. Ai u vu në pranga më 18 shtator 2014 së bashku me 31 persona të tjerë, pas një goditjeje të rëndë ndaj trafikut shqiptar të drogës”, shtoi kjo gazetë.

Organizata e tij merrte drogë nga vende të tilla si Bolivia, Spanja dhe vendlindja e tij, Shqipëria. Vlerësohet se për këtë trafik droge në tokën italiane ai ka shtuar nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj.

Kujtojmë se Ergys Dashi mbeti i vrarë teksa po hante në lokal, kur dy subjekte të mbërritur me motor hynë në vend, pasi kishin frikësuar personat që ndodheshin brenda, për ta qëlluar nga afër.