zoom

Aktualitet

FOTO/Ky është Ergys Dashi, 34-vjeçari qe u vra mbrëmjen e djeshme në Ekuador

Personi në foto është Ergys Dashi, 34-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me breshëri plumbash në një lokal në Ekuador, pranë portit të Guayaquilit ku hyjnë sasi të mëdha kokaine.

Dyshohet se vrasja ka të bëjë pikërisht me betejën mes bandave për trafikun e kokainës.

Dy persona, njëri prej të cilëve me një buqetë me lule në dorë hynë në lokal mbrëmjen e së shtunës më 22 janar duke qëlluar drejt Ergys Dashit.

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20  fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit.

Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria.

Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar.