Aplikacion
Fundjava në Shqipëri pritet të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.
Sipas sinoptikanes Elida Maloçali, vranësirat do të jenë më të pranishme kryesisht në zonat malore, ku nuk përjashtohen reshje të izoluara shiu. Ndërkohë, pjesa më e madhe e territorit do të ketë mot të kthjellët dhe të favorshëm.
Temperaturat do të shënojnë një rritje graduale gjatë fundjavës, duke arritur deri në 22-23°C, çka pritet të sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe tipike pranverore.
Era do të fryjë kryesisht nga jugu me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa në momente të veçanta mund të forcohet deri në 17 m/s. Në zonat detare, valëzimi parashikohet të arrijë nivelin 3 deri në 4 ballë.
Për ditët në vijim, parashikimet tregojnë një përmirësim të mëtejshëm të kushteve të motit. Temperaturat do të vijojnë të rriten, duke shkuar deri në 26-27°C, duke sjellë një javë edhe më të ngrohtë dhe të qëndrueshme.
Rama e pranon: Edhe socialistët e punonjësit e administratës pjesë e protestës në Bulevard