Aplikacion
Sot Gjykata e Posaçme pas një seance që zgjati 5 minuta dhe më pas trupa gjykese u mblodh në Dhomë këshillimi për më shumë se 4 orë doli me vendim lidhur me anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
38 vite në total janë dënuar 5 anëtarët, ndërsa për ish shefin e forcave operacionale në policinë e shtetit, Oltion Bistri iu shua masa dhe u urdhërua lirimi i menjëhershëm nga qelia.
Oltion Bistri u dënua me 2 vite burg për zbulim të të dhënave sekrete, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Prej ditës së sotme ai lirohet menjëherë nga qelia pasi iu njoh shlyrja e dënimit gjatë kohës së paraburgimit.
Ish kryeprokurori i Kukësit Xhevair Lita u dënua me 5 vite burg dhe me gjykim shkurtuar dënimi zbriti në 3.4 vite. Më pas gjykata shuajti masën e arrestit me burg dhe urdhëroi lirimin e menjëhershmëm për shkak të shlyerjes së dënimit.
Dënimet e tjera
Edmond Preka- U dënua me 10 vite burg, me gjykim shkurtuar dënimi zbret në 7 vite burg. Vuajtja e dënimit do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Behar Brajovic (Bajri)- U dënua me 13 vite burg. Me gjykim shkurtuar dënimi zbret në 8.8 vite. Vuajtja e dënimit do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. Vuajtja e dënimit do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Astmer Bilali- U dënua me 8 vite e 6 muaj. Me gjykim shkurtuar dënimi zbret në 5.8 me gjykim te shkurtuar. Vuajtja e dënimit do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Nuk u dha dënimi për ish drejtuesin e policisë, ish drejtuesin e policisë Ardit Hasanbegaj dhe biznesmenin strategjik Pëllumb Gjoka. Për këta të dy do të jepet me 2 dhjetor pasi avokatët nuk kanë bërë mbrojtjen.
Kush ishte trupa gjykuese
Trupa gjykuese e përbërë mga Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj u mblodh në dhomë këshillimi për gati 4 orë për të dalë më pas me dënimet për të arrestuarit për fraksionin e ndarë të dosjes “Metsmorfoza”
Cfarë kërkoi SPAK?
SPAK kërkoi 74 vite burg në total për 7 të pandehurit ku bënin pjesë ish-policë, ish-prokuror e biznesmenë.
Për biznesmenin Pëllumb Gjoka i akuzuar për grup kriminal, korrupsion e sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Dorian Dulit e Kleanthi Musabelliut, u kërkua dënimi me 14 vite burg.
Për Behar Bajrin, SPAK kërkoi dënimin me 15 vite burg për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e të njëjtëve personave si dhe armabjtje pa leje e grup kriminal.
Për Edmond Preken u kërkua dënimi me 11 vite burg ndërsa boksierin Astmer Bilali dënimin me 10 vite burg. Ky i fundit akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit.
Për ish prokurorin Xhavair Lita u kërkua dënimi me 6 vite burg për 2 episode korrupsuoni pasiv dhe zbulim të akteve sekrete.
Për ish shefin kundër krimit të organizuar në Shkodër Ardrit Hasanbegaj u kërkua dënimi me 9 vite burg për sigurim kushtesh për vrasje në dëm të Ibrahim Licit dhe pjësmarrje në grup kriminal.
E njëjta masë dënimi u kërkua dhe për ish-shefin e operacionales Oltian Bistri i akuzuar nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe zbulim të akteve sekrete.
Të pandehurve për këto akuza iu pranua gjykimi i shkurtuar dhe nëse deklarohen fajtor përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit.
Ndërkohë për vrasjen e shtetasit Gjin Ndoj zbuluar nga dosja “metamorfoza” ku akuzohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka çështja është ndarë veçmas me procedurë të zakonshme.
Krimet u zbardhën nga SPAK pas transkiptimeve në aplikacionin SKY ECC për të cilat avokatët e disa prej të pandehurve pretendojnë se janë përdorur në mënyrë të paligjshme nga organi akuzës.