zoom

Lajme

Meta dhe Kryemadhi zyrtarisht të divorcuar!

Meta dhe Kryemadhi zyrtarisht të divorcuar!

Gjykata Civile e Tiranës ka pranuar kërkesën për divorc të çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

“Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim gjykata vendosi zgjidhjen e martesës midis paditësit I.M dhe të paditurës M.K.”, thuhet në njoftimin zyrtar të gjykatës.

Ndarja e tyre tanimë është e konfirmuar edhe në formë ligjore, pas afro 10 muajsh nga deklarata publike e ish-Presidentit të Republikës, i cili ishte sot i pranishëm në sallën e gjyqit.

Në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës ishte i pranishëm është edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024, në kuadër të hetimeve të SPAK.

Meta është shoqëruar nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj./ Zoom.al

Postime të lidhura