zoom

Lajme

Monika Kryemadhi bëhet aktore: Po xhiroj një film, kam një rol të rëndësishëm

Monika Kryemadhi bëhet aktore: Po xhiroj një film, kam një rol të rëndësishëm

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është futur aktrimit.

Ajo nuk është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë së Lirisë më 11 maj, por duket se nga politika, Kryemadhi po provon aftësitë e saj si aktore.

“Po xhiroj një film, kam një rol të rëndësishëm”, tha ajo mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e “Opinion”.

Monika Kryemadhi foli edhe për divorcin me Ilir Metën, duke zbuluar se lajmin e kishte marrë vesh nga mediat.

“Unë edhe informacionin e divorcit e kam parë në media dhe ka qenë një gazetar i Zërit të Amerikës që më ka marrë në telefon dhe më ka thënë këtë gjë. Madje kam qenë duke parë ndeshjen Itali-Francë dhe sigurisht nuk më erdhi mirë”, u shpreh Monika Kryemadhi./ Zoom.al

Postime të lidhura