Aplikacion
Monika Kryemadhi reagoi këtë të premte pasi u divorcua zyrtarisht nga Ilir Meta.
Në rrjetet sociale, ajo u shpreh se kjo nuk është një ditë e mirë për të dhe për familjen e saj, por megjithatë shprehu dashurinë për Ilir Metën dhe shtoi se më 11 maj vota e saj do të shkojë për të.
Kryemadhi ftoi qytetarët të jenë pjesë e hapjes së fushatës elektorale të aleancës “Për Shqipërinë Madhështore”, për të bërë ndryshimin e madh.
Reagimi i Monika Kryemadhit:
Të dashur miq!
Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka. 🙏
Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .
Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00./ Zoom.al