zoom

Lajme

Meritoni i sëmurë? Sara tregon të vërtetën: Ka qenë shumë rëndë, shpesh i duhej të merrte…

Pas përjashtimit nga “BBVIP”, ish-konkurrentja Sara Gjordeni ka bërë disa deklarata në lidhje me banorët brenda shtëpisë.

Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një lajm se Meriton Mjekiqi nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe ka shkuar në spitalin e Traumës.

Ndërsa Sara iu ka treguar ndjekësve më shumë në lidhje me me gjendjen shëndetësore të Meritonit gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, gjithashtu edhe rreth disa memeve të krijuara në rrejtet sociale për modelen, Bardhin dhe moderatorin.

Ajo ka treguar se prej 4 ditësh Meritoni ka qenë në një gjendje të rëndë, teksa shtoi se vazhdimisht i binte të fikët.

 “I vetmi për të cilin më vjen keq për bashkë ndjesinë e disave është Bardhi. Por, si mund të gjykoni pa të dhëna të plota? Nëse nuk e keni ndjekur programin 24 orë live, ju duhet të dini se Meritoni ka qenë në gjendje të rëndë për katër ditë e fundit, të vjella, temperaturë, ethet, gjendje të fikëti të vazhdueshme, dhe shpesh herë merrte infuzione”, ka shkruar ish-banorja ndër të tjera.

Kohët e fundit Meritoni ka qenë protagonist në disa situata konfliktesh me banorët, që i kanë thënë se nuk ishte burrë. Sara doli në puntatën e fundit, pasi u përfshi në një incident brenda BBV dhe u eliminua. /ZOOM.AL/