zoom

Lajme

Denigron “Big Brother”, Meritoni heq rripin për t’i treguar Rikes burrërinë! Banorja qan: Do iki

Denigron BBV Albania, teksa një miqësi jashtë shtëpisë së “Big Brother”, duket se është kthyer në armiqësi brenda lojës.

Meriton Mjekiqi dhe Rike Roçi, që ishin shokë përpara se të bëheshin pjesë e garës, kanë shpërthyer në ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Teksa Rike iu është drejtuar moderatorit duke i thënë “ti s’je burrë”, ky i fundit ka hequr rripin e pantallonave para saj për t’i treguar “burrërinë”, duke bërë që banorja të shpërthejë në lot.

Madje, ajo iu është drejtuar duke i thënë që kur të dalin jashtë shtëpisë së BBV “do të veshësh fustan para meje”.

Pjesë nga debati:

Meriton Mjekiqi: Po i tregoj çfarë burri jam, për t’i thënë mos ofendo. Se nuk bëj ashtu gjestesh. Nuk e bëj atë veprim.

Ledjona Xheladinaj: O njeri i fëlliqur, turp të kesh.

Rike Roçi: Gati uli pantallonat (Qan).

Sara Karaj: Na trembi me atë gjest që bëri, hoqi rrypin.

Rike Roçi: Dua të iki! Ta tregoj unë ty jashtë, kam për të vesh fustan unë ty. Mbaje mend, fustan ke për të vesh para meje, o njeri i poshtër (Futet tek dhoma e rrëfimit).

Meriton Mjekiqi: Flisni ju për burrninë time.

Sara Gjordeni: Mos ofendoni, e keni provokuar Meritonin. Është njeri, duke i thënë 100 herë s’je burrë. Mjaft o njerëz.

Merton Mjekqi: Non stop të ofendon, s’je burrë, s’je burrë. /ZOOM.AL/