zoom

Aktualitet

Zhvaste biznesmenët në emër të qeveritarëve dhe Veliajt, Prokuroria çon në gjyq supermashtruesin

Prokuroria ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të “zyrtarit” të akuzuar si supermashtrues, Florjan Gjergji, i cili akuzohet se manipulonte biznesmenë të njohur, duke i zhvatur mijëra euro në emër të politikanëve, ministrave si Taulant Balla dhe deri te kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Në njoftimin zyrtar mësohet se dosja ka kaluar për gjykim në mungesë, ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe 2 procese të tjera paralele, për skemën e mashtrimit të biznesmenëve të ndryshëm dhe të njohur në vend, në emër të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa për të janë në fuqi disa masa arresti me burg.

Në disa raste mashtrimi të zbuluara nga policia, në pranga janë vënë disa bashkëpunëtor apo persona të përdorur nga Gjergji, i cili dyshohet edhe si organizatori i rastit të fundit, ku një biznesmeni nga Librazhdi i’u morën 100 mijë euro në emër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Operacionet janë goduar si “Sinjali” apo “Telegram”, kanë qenë në kohë e vende të ndryshme, me mbi 10 të arrestuar deri tani. /ZOOM.AL/