Aplikacion
Lidhja e tyre lulëzoi shpejt, duke çuar në një fejesë vetëm dy vjet më vonë. Megjithatë, rrugëtimi i çiftit ka qenë i mbushur me sfida, duke përfshirë një humbje të rëndë të shtatzënisë që i preku thellë të dy. Së fundmi, çifti është ndarë zyrtarisht, ndërsa Megan Fox është në pritje të ëmbël.
Ndarja ndodhi gjatë fundjavës së Falënderimeve ndërsa ishin duke pushuar në Vail, Kolorado. Gjatë këtij udhëtimi 38-vjeçarja, dyshohet se zbuloi diçka shqetësuese në telefonin e Kelly. Ky zbulim e shtyu atë të largohej herët nga udhëtimi dhe pak më vonë, 34 vjeçari, u largua gjithashtu.
Që atëherë, të dy nuk kanë folur, duke shënuar një kthesë të papritur dhe të dhimbshme në atë që dikur ishte një marrëdhënie pasionante.
Vetëm disa javë para ndarjes së tyre, Fox njoftoi se do të mirëprisnin në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku. Më 11 nëntor, ajo publikoi foto me barku e rrumbullakosur. TMZ raportoi se ajo ishte rreth 4-5 muajshe dhe pritet të vijë në jetë në mars 2025. Megjithatë, gëzimi i mëmësisë së afërt tani është lënë në hije nga realiteti i të qenit prind i vetëm.
Ndërsa ajo përballet me këtë kapitull të ri, burime të afërta me Fox kanë thënë se ajo ndihet ” e sigurt dhe e shëndetshme“.
Fox është nënë e tre fëmijëve Noah, 11, Bodhi, 9 dhe Journey, 7, nga martesa e saj e mëparshme me Brian Austin Green. Tani, ajo po përgatitet për të mirëpritur një fëmijë tjetër ndërsa po përballet me përfundimin e marrëdhënies së saj me Kelly.
Vrasësi i biznesmenit, i kamufluar si motorist që shpërndan pica! E ekzekutoi në sy të gruas