Aplikacion
Megan Fox ka njoftuar se ajo dhe reperi amerikan Machine Gun Kelly janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Aktorja e “Transformers” publikoi një foto nudo, e trupin e lyer me atë që duket si bojë e zezë, dhe tregoi barkun e rrumbullakosur.
“Mirë se erdhe përsëri”, shkroi aktrorja, e cila vitin e kaluar zbuloi se kishte pësuar abort spontan.

“Nuk kam kaluar një gjë të tillë më parë në jetën time. Ishte shumë e vështirë për ne të dy. Na dërgoi në një udhëtim shumë të egër së bashku dhe veçmas – duke u përpjekur të navigojmë se çfarë do të thotë kjo dhe pse ndodhi kjo?”, rrëfeu ajo.
Aktorja amerikane ka tre fëmijë nga martesa e mëparshme, dhe Machine Gun Kelly ka një vajzë nga një lidhje e mëparshme.