zoom

Aktualitet

”Më preku në pjesë intime”- Shkoi në spital me dhimbje barku, 21-vjeçarja ngacmohet s*ksualisht nga kirurgu

”Më preku në pjesë intime”- Shkoi në spital me dhimbje barku, 21-vjeçarja ngacmohet s*ksualisht nga kirurgu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një mjek kirurg është arrestuar pas denoncimit të një 21-vjeçareje për ngacmim seksual.

Sipas informacioneve paraprake, në pranga ka rënë kirurgu N. Nunka, 72 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga e reja, e cila ndodhej e shtruar në spitalin e Korçës.

Burime bëjnë me dije se 21-vjeçarja ishte paraqitur në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut dhe të vjellave. Pas ekzaminimeve mjekësore, ishte vendosur që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.

Sipas dëshmisë së saj, vajza ka pretenduar se gjatë kontrollit mjekësor, kirurgu e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime, me arsyetimin se bëhej fjalë për kontroll mjekësor.

Pas kallëzimit të 21-vjeçares, policia e Korçës ka marrë dëshminë e saj dhe më pas ka bërë shoqërimin e kirurgut, i cili është arrestuar për veprën penale të “ngacmimit seksual”.

Ndërkohë, pritet që në vijim 72-vjeçari të dalë para gjykatës për masën e sigurisë, ku do të vendoset mbi vijimin e procedurave ndaj tij.

Postime të lidhura