zoom

Aktualitet

FOTO/ Ky është mjeku 72-vjeç që dyshohet se ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren. I arrestuar më parë për korrupsion

FOTO/ Ky është mjeku 72-vjeç që dyshohet se ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren. I arrestuar më parë për korrupsion

I moshuari në foto është kirurgu 72-vjeç, Nikolla Nunka, i cili është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual.

Sipas informacioneve, 21-vjeçarja që ka bërë denoncimin, ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.

Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72 vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor. 21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72-vjeçarit, Nikolla Nunka.

Mjeku Nikolla Nunka nuk është një emër panjohur për drejtësinë. Nunka, së bashku me mjekun reanimator të spitalit të Pogradecit Ismail Uzuni, u arrestuan në 11 tetor të vitit 2013, për akuzën e korrupsionit, pasi u merrnin pacientëve shuma të ndryshme parash në këmbim të shërbimeve shëndetësore.

Postime të lidhura