zoom

Slider

Mbappe pas nënshkrimit me Real Madrid: Klubi i ëndrrave të mia

Kylian Mbappe është i lumtur. Ai ka përmbushur një ëndërr të përjetshme për të luajtur për Real Madridin, klubi ku aspiroi t’i bashkohej që fëmijë kur vizitoi Valdebebas dhe veshi për herë të parë fanellën ikonë të bardhë.

Lojtari i ri i Real Madrid ndau një mesazh emocionues në rrjetet sociale, shoqëruar me katër foto nga vizita e tij në kompleksin stërvitor të Real Madridit.

“Një ëndërr e realizuar. Shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e klubit të ëndrrave të mia, Real Madrid. Është e pamundur të shpjegosh se sa i lumtur dhe i emocionuar ndihem në këtë moment. Mezi pres t’ju shoh”, ka shkruar Mbappe në llogarinë e tij.

Pas shumë vitesh spekulime dhe disa tentativa të dështuara, Mbappe vitin e ardhshëm do ta veshë fanellën e Real Madridit. Ai është i angazhuar me klubin deri në vitin 2029.