zoom

Lajme

“Shfryu” ndaj ish-skuadrës pa u prezantuar te Reali, PSG i përgjigjet: Mbappe tregoi se s’ka klas!

Vetëm pak orë pasi u zyrtarizua tek “Los Blancos”, Kylian Mbappe “thumboi” ish-skuadrën e tij PSG, ende pa u prezantuar mirë në Madrid.

Ylli francez është shprehur jo i kënaqur me klubin parizien, në momentin kur vendosi të mos rinovojë kontratën me to.

Mbappe u shpreh: “PSG ma shprehu me shumë ashpërsi, që nuk do të luaja më deri në përfundim të sezonit”, më dolën në krah vetëm tekniku Luis Enrique dhe administratori i deleguar i klubit Luis Campos”.

Por i menjëhershëm dhe po aq i ashpër ishte edhe reagimi zyrtar nga kampionët e frances, të cilët në një komunikatë për shtyp u shprehën:

“Mbappe tregoi se nuk ka klas. Nasser Al Khelaifi nuk ka ndikuar asnjëherë në asnjë vendim të skuadrës. Këtë e ka thënë edhe Luis Enrique, por pavarësisht të gjithave nëse Mbappe thotë diçka mediat e publikojnë dhe pastaj të gjithë e besojnë”, mbyllej deklarata e PSG.

Ylli francez po përgatitet me “Gjelat”, për kampionatin evropian dhe menjëherë më pas do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij tek “mbretërorët”. /ZOOM.AL/